Hapet pika e parë e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, protesë nga serbët lokalë

Hapet pika e parë e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet postare dhe pagesat e ndryshme, si dhe do mund të pajisen me kartelat e Valës dhe me shërbimet tjera të Telekomit të Kosovës. Në hapjen e postës së parë të Kosovës, nga 9 që do […]

Gusht 29, 2024 - 10:40
 0
Hapet pika e parë e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, protesë nga serbët lokalë

Hapet pika e parë e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet postare dhe pagesat e ndryshme, si dhe do mund të pajisen me kartelat e Valës dhe me shërbimet tjera të Telekomit të Kosovës.

Në hapjen e postës së parë të Kosovës, nga 9 që do të hapen në total, ishin të pranishëm ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Hapja e kësaj poste u shoqërua me protesta nga ana e serbëve lokal të udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe.

Në fillim të muajit gusht, Kosova mbylli nëntë filiale të Postës së Serbisë që vepronin në Kosovë, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Beogradit.

Aksioni i autoriteteve të Kosovës, erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se kishte përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalonte përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

/a.rt

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.