Grafikët e INSTAT: Shumica e aksidenteve ndodhin të mërkurave paradite!

Në muajin korrik të këtij viti u regjistruan 146 aksidente rrugore, nga 125 të ndodhur korrikun e kaluar, duke shënuar rritje me 16.8 %. Ndërkohë numri i të plagosurve ishte 191. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i për periudhën janar-korrik të këtij viti, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9.2 për 100 aksidente, nga 16.8 që […]

Gusht 29, 2024 - 11:00
 0
Grafikët e INSTAT: Shumica e aksidenteve ndodhin të mërkurave paradite!

Në muajin korrik të këtij viti u regjistruan 146 aksidente rrugore, nga 125 të ndodhur korrikun e kaluar, duke shënuar rritje me 16.8 %. Ndërkohë numri i të plagosurve ishte 191.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i për periudhën janar-korrik të këtij viti, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9.2 për 100 aksidente, nga 16.8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 91.1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Raporti tregon se numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 23.3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë me 19.2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së enjte, me 8.9 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, konkretisht 19.2 % e numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.