BE kërkon sanksione ndaj Izraelit, sulmet në Bregun Perëndimor shkaktojnë të tjera viktima 

Izraeli po vijon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor, në ditën e dytë. Ushtria izraelite tha të enjten se trupat e saj vranë pesë

Gusht 29, 2024 - 12:15
 0
BE kërkon sanksione ndaj Izraelit, sulmet në Bregun Perëndimor shkaktojnë të tjera viktima 

Izraeli po vijon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor, në ditën e dytë.

Ushtria izraelite tha të enjten se trupat e saj vranë pesë luftëtarë palestinezë që ishin fshehur brenda një xhamie në qytetin Tulkarm, në një nga sulmet më të mëdha në territorin e pushtuar prej muajsh.

Ushtria ka thënë se mes luftëtarëve është një komandant i i grupit xhihadi islamik por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga palestinezët.

Të paktën 11 persona u raportuan të vrarë një ditë më parë ndërsa Izraeli ka deklaruar se operaconi ushtarak në Bregun perëndimor mund të vazhdojë ëpr disa ditë. Sipas zyrtarëve peracioni ka për qëllim të frenojë sulmet ndaj izraelitëve duke përdorur armë të furnizuara nga Irani.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell u shpreh i shqetësuar për zhvillimet e fundit në lindjen e mesme dhe kërkoi sanksione për disa zyrtarë izraelitë.

“Kam nisur konsultimet me 27 vendet anëtare të BE-së nëse ata e konsiderojnë të përshtatshme për të përfshirë në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë të cilët kanë lëshuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër Palestinezët dhe nxisin krime lufte”, tha Borrell.

BE-ja nuk duhet të ketë tabu, shtoi Borrell për të siguruar respektimin e ligjit humanitar, ndërsa theksoi se u takon shteteve anëtare të vendosin.

Ndërhyrja e Izraelit në shkallë të gjerë në Bregun perëndimor, është dënuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres i cili ka thënë se ky është një veprim thellësisht shqetësues./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.