Tentoi të vriste dy policë, ekstradohet nga Belgjika vlonjati me dy emra, si i shpëtoi atentatit

Një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie, është ekstraduar

Gusht 29, 2024 - 16:05
 0
Tentoi të vriste dy policë, ekstradohet nga Belgjika vlonjati me dy emra, si i shpëtoi atentatit

Një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie, është ekstraduar nga Belgjika.

Bëhet fjalë për shtetasin Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët në Belgjikë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. H. alias T. H., 39 vjeç.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se shtetasi D. H. alias T. H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia”, njofton policia.

Kush është Diego Haxhiraj:

Në shtator të vitit 2022, Haxhiraj qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie (Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj). Ai ishte një emër i njohur për policinë, pasi në janar të po atij viti ka mbetur i plagosur.

Në datën 05.01.2022, shtetasi Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarësia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Haxhiraj, ka 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policive.

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, më 5 janar, ku mbeti i plagosurHaxhiraj, ende nuk ka një autor, ndërsa i plagosuri nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë për efektivët e policisë, ai është shprehur se ‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’. Në kohën kur iu bë atentat kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën. Mjeti ishte djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi. Në drejtim të Hashirajt është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.