Takim me Ndihmës Sekretarin e NATO-s, Osmani: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Ajo është ndalur tek hapja

Gusht 29, 2024 - 16:40
 0
Takim me Ndihmës Sekretarin e NATO-s, Osmani: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Ajo është ndalur tek hapja e urës mbi lumin Ibër.

Sipas presidentes, hapjen e urës është një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

 Postimi i Plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Më tej, Presidentja Osmani falënderoi NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Në takim me Ndihmës Sekretarin Goffus, ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Hapjen e urës, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.