Tentoi të vriste dy policë dy vite më parë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy vite më parë tentoi të vriste dy policë në Vlorë, u ekstradua nga Belgjika. Ndaj Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në […]

Gusht 29, 2024 - 16:55
 0
Tentoi të vriste dy policë dy vite më parë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy vite më parë tentoi të vriste dy policë në Vlorë, u ekstradua nga Belgjika.

Ndaj Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në 2 shtator 2022, 39-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.