Ukraina u bën thirrje aleatëve të shpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të BE-së që të shpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore. “Kam

Gusht 29, 2024 - 16:55
 0
Ukraina u bën thirrje aleatëve të shpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të BE-së që të shpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

“Kam përcjellë një gjendje urgjence në lidhje me dhënien e ndihmës ushtarake tashmë të premtuar, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha ministri ukrainas për X pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel.

Faqja e lajmeve RBK-Ukraina shkruan se ministri i Jashtëm Dmitry Kuleba, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, tha se Kievi nuk i ka marrë ende të gjitha sistemet Patriot të premtuara nga aleatët.

Gjermania, SHBA, Rumania dhe Holanda kishin njoftuar dërgimin e baterive Patriot në Ukrainë. Sipas burimeve është bërë e ditur se vetëm Gjermania dorëzoi grupe Patriot në fillim të korrikut. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.