“Parku i lodrave të ushtrisë ruse”/ Putin arreston ish-zv. ministrin e Mbrojtjes, akuzohet për abuzime financiare

Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes është arrestuar sot nga administrata e Putin, në episodin më të fundit të asaj që duket si një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Ish-zëvendës ministri Pavel Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse […]

Gusht 29, 2024 - 20:10
 0
“Parku i lodrave të ushtrisë ruse”/ Putin arreston ish-zv. ministrin e Mbrojtjes, akuzohet për abuzime financiare

Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes është arrestuar sot nga administrata e Putin, në episodin më të fundit të asaj që duket si një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.

Ish-zëvendës ministri Pavel Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse provohen akuzat e mashtrimit, njoftonin mediat ruse, të cilat shtonin se paraburgimi fillestar është caktuar deri më 29 tetor.

Çështja kundër Popov lidhet me aktivitetet e biznesit në një impjant të kontestuar ushtarak pranë Moskës që është quajtur më parë nga mediat “parku i lodrave të ushtrisë ruse”, duke iu referuar abuzimeve.

‘Parku i Patriotve’ ka qenë në fakt një projekt i nisur nga ish-ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, me qëllim frymëzimin apo indoktrinimin e të rinjve me armatimet dhe pajisjet ushtarake sovjetike e ruse.

Në të kishte poligon, bazë ajrore, muzeume ushtarake dhe një kishë për forcat e armatosura, të dekoruar me mozaikë të ushtarëve rusë e sovjetikë. Por kohët e fundit impjanti ishte vënë në vemendje të mediave për abuzime financiare nga zyrtaret.

Popov bëhet figura e tetë e lartë e ushtrisë muajt e fundit, që arrestohet me akuza përvetësimi, rryshfeti e abuzimi, pas zv. ministrit Timur Ivanov, dhe të tjerëve që po ndalohen pas zëvendësimit nga Putin të kreut të mbrojtjes Shoigu, me ministrin ekonomist Andrei Belousov.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.