Përplaset nga makina, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Velekincë të Gjilanit, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi ëhstë përpalsur nga një makinë. Zëdhënësi

Gusht 29, 2024 - 20:35
 0
Përplaset nga makina, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Velekincë të Gjilanit, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi ëhstë përpalsur nga një makinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme.

Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeç, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.