E pazakontë, priten reshje shiu në shkretëtirën e Saharasë

Një ngjarje e pazakontë pritet të ndodhë në shkretëtirën e Saharasë, e njohur ndryshe si vendi më i thatë në Tokë. Sipas mediave të huaja, shkretëtira pritet të përfshihet nga reshjet e shiut. Sasia e reshjeve mund të mos duket e madhe sipas standardeve normale, por një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë […]

Gusht 29, 2024 - 20:45
 0
E pazakontë, priten reshje shiu në shkretëtirën e Saharasë

Një ngjarje e pazakontë pritet të ndodhë në shkretëtirën e Saharasë, e njohur ndryshe si vendi më i thatë në Tokë.

Sipas mediave të huaja, shkretëtira pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.

Sasia e reshjeve mund të mos duket e madhe sipas standardeve normale, por një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe shtatorit.

Nuk ndodh shumë shpesh që shkretëtira e Saharasë përjeton këto ngjarje reshjesh. Ato janë shumë të rralla, mesatarisht më pak se një herë në dekadë, por zakonisht janë një shenjë se diçka po ndryshon ndoshta në sistemin e motit të Tokës, duke treguar një gjendje të pazakontë të Atmosferës, sipas “Severe Weather Europe”.

Sarahara quhet vendi më i thatë në Tokë sepse ka pak ose aspak reshje vjetore. Është shkretëtira më e madhe dhe më e nxehtë në botë, që shtrihet nga Oqeani Atlantik në perëndim deri në Detin e Kuq në lindje.

Vetëm disa mijëra vjet më parë shkretëtira e Saharasë, ishte një rajon i gjelbër me liqene, lumenj dhe bimësi të harlisur. Por, ndryshimet në orbitën e Tokës shkaktuan ndryshime në modelet e motit të botës. Kjo e transformoi papritur rajonin e gjelbër në një nga tokat më të thata.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.