Nuk ndalen sulmet ruse në Ukrainë, 9 të plagosur! 12 dronë u rrëzuan

Sulmet ruse gjatë natës dëmtuan një biznes në rajonin Sumy  dhe plagosën të paktën nëntë persona, ndërsa një objekt industrial në rajonin e Poltava u

Gusht 30, 2024 - 10:45
 0
Nuk ndalen sulmet ruse në Ukrainë, 9 të plagosur! 12 dronë u rrëzuan

Sulmet ruse gjatë natës dëmtuan një biznes në rajonin Sumy  dhe plagosën të paktën nëntë persona, ndërsa një objekt industrial në rajonin e Poltava u godit gjithashtu, thanë sot autoritetet lokale.

Një sulm ajror në qytetin verilindor të Sumit shkaktoi një zjarr dhe autoritetet rajonale u kërkuan banorëve të qëndronin brenda me dritare të mbyllura.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 12 nga 18 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës në më shumë se pesë rajone të Ukrainës. Katër dronë të tjerë ranë në territorin ukrainas.

Rusia përdori gjithashtu një raketë Iskander-M në sulmin e saj, shtoi Forcat Ajrore të Ukrainës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.