VIDEO/ 36-vjeçari u qëllua teksa pinte kafe në lokal, dalin pamjet nga atentati në Shkodër! FNSH rrethon zonën

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga atentati në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 36-vjeçari Elis Rroshkodol. Mësohet se 36-vjeçari ishte duke

Gusht 30, 2024 - 13:15
 0
VIDEO/ 36-vjeçari u qëllua teksa pinte kafe në lokal, dalin pamjet nga atentati në Shkodër! FNSH rrethon zonën

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga atentati në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 36-vjeçari Elis Rroshkodol.

Mësohet se 36-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë nga një distancë e afërt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në ambientet e brendshme të lokalit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën. Ende nuk ka një deklaratë zyrate nga policia për shkaqet e vrasjes apo autorin e dyshuar.

Sakaq, emri i 36-vjeçarit nuk është i panjohur. Rroshkodoli në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.