Vlonjati masakroi të moshuarën greke e i vodhi bizhuteritë, dëshmia rrëqethëse: Më rridhte gjak nga koka, hyri tek shtëpia e vajzës sime dhe…
Një 40-vjeçar nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”. Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë. […]
Një 40-vjeçar nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”.
Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë. Konkretisht ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A. P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë.
Sipas dëshmisë së 86-vjeçares, ajo ka përjetuar momente tmerri. 40-vjeçari shqiptar e ka dhunuar barbarisht duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e ka kërcënuar se do e vriste nëse do njoftonte policinë. Ai i ka marrë të gjitha bizhutë që e moshuara kishte në shtëpi.
“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat dhe merr arin tim. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë “Dua para dhe ar”, përshkruan për protothema.gr 86-vjeçarja.
“Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? a ke baba, largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste.”, tregon e moshuara.
Pasi u largua nga shtëpia, e moshuara e gjakosur shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë fëmijën e saj. Dy gratë pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë arritur ta zënë në kurth dhe të lajmërojnë Policinë. Disa orë më vonë, policia ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga.
Stiliano Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.
What's Your Reaction?