“Ndihmëëë”/ Panik në plazhin e Semanit, çfarë ndodhi mesditën e sotme që alarmoi pushuesit

Një i moshuar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Fierit. Ai u konstatua rreth 200 m larg bregut duke kërkuar ndihmë dhe patrulla që ndodhej aty pranë ia doli ta shpëtonte. Mësohet se 75-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. “Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e […]

Gusht 30, 2024 - 16:10
 0
“Ndihmëëë”/ Panik në plazhin e Semanit, çfarë ndodhi mesditën e sotme që alarmoi pushuesit

Një i moshuar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Fierit.

Ai u konstatua rreth 200 m larg bregut duke kërkuar ndihmë dhe patrulla që ndodhej aty pranë ia doli ta shpëtonte. Mësohet se 75-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.