Tragjike! Aksident i rëndë i merr jetën çiftit shqiptar

Burrë e grua nga Prishtina kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sllatinë të Fushë-Kosovës. Bekim Tora, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shehide Tora, 49-vjeçe humbën jetën pas aksidentit të rëndë. Makina me të cilën po udhëtonte çifti, për arsye ende nën hetim u përmbys dhe si pasojë […]

Gusht 30, 2024 - 16:45
 0
Tragjike! Aksident i rëndë i merr jetën çiftit shqiptar

Burrë e grua nga Prishtina kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Bekim Tora, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shehide Tora, 49-vjeçe humbën jetën pas aksidentit të rëndë.

Makina me të cilën po udhëtonte çifti, për arsye ende nën hetim u përmbys dhe si pasojë e plagëve të rënda burrë e grua nuk mundën të mbijetonin.

Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet të premten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.