VIDEO/ U duartrokit për 15 minuta nga publiku i Venecias, Angelina Jolie përlotet në mes të skenës

Filmi i shumëpritur “Maria” kushtuar jetës së Maria Callas u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe aktorja Angelina Jolie si protagoniste e tij u vu në qendër të vëmendjes. Jolie mbërriti në Lido’s Sala Grande me publikun që e priste nën masa të rrepta sigurie. Pas përfundimit të kësaj historie vërtet mbresëlënëse kinematografike (personazhi i Callas është portretizuar […]

Gusht 30, 2024 - 16:50
 0
VIDEO/ U duartrokit për 15 minuta nga publiku i Venecias, Angelina Jolie përlotet në mes të skenës

Filmi i shumëpritur “Maria” kushtuar jetës së Maria Callas u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe aktorja Angelina Jolie si protagoniste e tij u vu në qendër të vëmendjes. Jolie mbërriti në Lido’s Sala Grande me publikun që e priste nën masa të rrepta sigurie.

Pas përfundimit të kësaj historie vërtet mbresëlënëse kinematografike (personazhi i Callas është portretizuar përmes njerëzve më të afërt të saj) publiku e adhuroi Jolie-n duke e duartrokitur për 15 minuta, nga ku ajo nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët.

Jolie shkëmbeu përqafime me regjisorin, producentin dhe bashkëpunëtorët. Publiku ishte po aq i prekur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.