“Nuk e paguaj gjobën”/ Kundërshtoi policinë dhe u largua, përfundon në pranga 37-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një 37-vjeçar është arrestuar pas një incidenti me punonjësit e policisë në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe. Shtetasi Vinçens Sterkaj, banues në fshatin Dedaj, u kap dhe u vu në pranga nga specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit […]

Gusht 30, 2024 - 17:55
 0
“Nuk e paguaj gjobën”/ Kundërshtoi policinë dhe u largua, përfundon në pranga 37-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një 37-vjeçar është arrestuar pas një incidenti me punonjësit e policisë në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe.

Shtetasi Vinçens Sterkaj, banues në fshatin Dedaj, u kap dhe u vu në pranga nga specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur kur një punonjës i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend të ndaluar në qytetin e Koplikut.

Ky automjet pengonte qarkullimin e mjeteve të tjera dhe ndërkohë që policia po ushtronte detyrën e saj për vendosjen e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.