Naomi Campbell martohet fshehurazi në një jaht luksoz në Dubai

Naomi Campbell, supermodelja e famshme, dhe producenti saudit i filmave, Mohammed Al Turki, janë martuar në mënyrë të fshehtë gjatë një ceremonie private në një jaht luksoz në brigjet e Dubait. Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë kaluar verën duke udhëtuar nga një destinacion ekskluziv në tjetrin, duke u shoqëruar me miq VIP dhe duke […]

Gusht 30, 2024 - 18:05
 0
Naomi Campbell martohet fshehurazi në një jaht luksoz në Dubai

Naomi Campbell, supermodelja e famshme, dhe producenti saudit i filmave, Mohammed Al Turki, janë martuar në mënyrë të fshehtë gjatë një ceremonie private në një jaht luksoz në brigjet e Dubait. Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë kaluar verën duke udhëtuar nga një destinacion ekskluziv në tjetrin, duke u shoqëruar me miq VIP dhe duke marrë pjesë në festa private.

Nuk ka ende foto zyrtare të dasmës, por revista italiane “Novella 2000” ka siguruar disa pamje të çiftit. Në këto imazhe, Naomi duket e veshur me një “fustan të zi me dantelle siciliane” nga Dolce & Gabbana, ndërsa Mohammed kishte zgjedhur një smoking të bardhë veror.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është vendndodhja e dasmës. Sipas raporteve, çifti shkëmbeu premtime dashurie në një jaht super luksoz që kushton 22 mijë euro në ditë, duke lundruar në ujërat e Dubait

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.