Zyrtare, sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor. Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares […]

Gusht 30, 2024 - 18:20
 0
Zyrtare, sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove. Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.