“Nuk ka komunikim mes Begajt, Osmanit dhe Kurtit”, reagon Presidenca shqiptare:

Zyra e Shtypit e presidentit ka reaguar për raportimet në disa medie të Kosovës se nuk ka më ura komunikimi me krerët e shtetit të Kosovës, me homologen Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti. Mediet lokale shkruan se shkak për ftohjen e marrëdhënieve janë bërë reagimet e kryeministrit Kurti për rihapjen e urës së […]

Gusht 30, 2024 - 19:20
 0
“Nuk ka komunikim mes Begajt, Osmanit dhe Kurtit”, reagon Presidenca shqiptare:

Zyra e Shtypit e presidentit ka reaguar për raportimet në disa medie të Kosovës se nuk ka më ura komunikimi me krerët e shtetit të Kosovës, me homologen Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Mediet lokale shkruan se shkak për ftohjen e marrëdhënieve janë bërë reagimet e kryeministrit Kurti për rihapjen e urës së Ibrit.

Por të pyetur nga Radiotelevizioni Shqiptar, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.