Mbyllja e zyrave të komunave paralele serbe në veri të Kosovës, reagon ashpër SHBA: Raportet po përkeqësohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, reagoi ashpër pas mbylljes së zyrave komunave paralele serbe në veri të Kosovës. “Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet […]

Gusht 30, 2024 - 22:15
 0
Mbyllja e zyrave të komunave paralele serbe në veri të Kosovës, reagon ashpër SHBA: Raportet po përkeqësohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, reagoi ashpër pas mbylljes së zyrave komunave paralele serbe në veri të Kosovës.

“Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.