Ish-sulmuesi i Shpresave kalon te skuadra e njohur gjermane

Ermir Sahiti sulmuesi i Kosovës i cili dikur mbronte ngjyrat kuqezi gjatë kohës që luante me shpresat ka bërë lëvizjen e tij të

Gusht 30, 2024 - 22:45
 0
Ish-sulmuesi i Shpresave kalon te skuadra e njohur gjermane

Ermir Sahiti sulmuesi i Kosovës i cili dikur mbronte ngjyrat kuqezi gjatë kohës që luante me shpresat ka bërë lëvizjen e tij të madhe në karrierë.

Sahiti ka firmosur me klubin e njohur gjerman, Hamburgun. Ka qenë skuadra e Hamburgut që ka folur për këtë transferim.

“Ne kemi transferuar Emir Sahitin nga Hajduk Spliti në një marrëveshje afatgjatë”, thuhej shkurtimisht në postimin e Hamburgut në Facebook.

Ndërkohë një prononcim të shkurtër e dha edhe Sahiti pas kompletimit të transferimit të tij në Gjermani.

“Hamburgu është një ekip i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi po pres që të futem në fushë dhe të jap maksimumin”, ka thënë Sahiti.

Sezonin që lamë pas Sahiti u aktivizua në 32 ndeshje me Hajduk Splitin duke arritur që të shënojë katër gola dhe të asistojë në katër të tjerë.

Sa i përket sezonit aktual, ai numëronte katër paraqitje me fanellën e klubit kroat, por që ende nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës.

Në total ai kishte zhvilluar 121 ndeshje për ekipin e parë, duke arritur që të shënojë 18 gola dhe të asistojë në 16 të tjerë, teksa ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.