ZYRTARE/ Evertoni konfirmon huazimin e Brojës, flet drejtori Theluell: Ka krijuar përvojë mbreslënëse, do të punojmë për ta…

Armando Broja do të luajë për Evertonin këtë sezon. Në momentet e fundit të merkatos është arritur marrëveshja për kalimin e sulmuesit kuqezi te skuadra nga Liverpuli në formë huazimi, me opsion blerjeje. Merr fund kështu “telenovela” e futbollistit të Kombëtares, i cili qëndron në Premier Ligë. Pas Çelsit, Southemptonit dhe Fulhemit, ai do të […]

Gusht 31, 2024 - 11:10
 0
ZYRTARE/ Evertoni konfirmon huazimin e Brojës, flet drejtori Theluell: Ka krijuar përvojë mbreslënëse, do të punojmë për ta…

Armando Broja do të luajë për Evertonin këtë sezon. Në momentet e fundit të merkatos është arritur marrëveshja për kalimin e sulmuesit kuqezi te skuadra nga Liverpuli në formë huazimi, me opsion blerjeje. Merr fund kështu “telenovela” e futbollistit të Kombëtares, i cili qëndron në Premier Ligë.

Pas Çelsit, Southemptonit dhe Fulhemit, ai do të provojë edhe aventurën e 4-t në nivelin elitar të futbollit anglez, me shpresën për të rigjetur formën optimale. Evertoni është një klub me emër në futbollin anglez dhe ndoshta do t’i sjellë fat lojtarit kuqezi, i cili aktualisht është i dëmtuar. Çelsi dhe Ipsuiçi iu rikthyen bisedimeve për Brojën dje, por në fund kjo pistë dështoi dhe më pas u konkretizua ajo e Evertonit.

Në lidhje me këtë transferimi foli edhe drejtori i Evertonit, Kevin Theluell, i cili u shpreh:

“Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta sjellim atë në klub.

Armando është ende një lojtar i ri që tashmë ka krijuar një përvojë mbresëlënëse, por ne gjithashtu mendojmë se ka shumë më tepër potencial për t’u zhbllokuar.

Para së gjithash, ne do të punojmë me të për ta kthyer në formë sa më shpejt të jetë e mundur. Më pas, shtimi i tij do të forcojë opsionet tona në repartin e sulmit.”

NJOFTIMI ZYRTAR I EVERTONIT:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Armando Broja i është bashkuar Klubit në një huazim një sezon, me një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme verën e ardhshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.