Qumësht gomarice nga fieri, historia e blegtorit që tregton produktin e veçantë

Zbritur në Myzeqe disa vjet më parë, Hasan Xhaja nga Skrapari, ka 15 vjet që merret me blegtori por 10 vitet e fundit merret me mbarështimin e gomaricave pasi tregton qumështin e tyre. Hasani ka ngritur fermën e tij me gomarica në fshatin Vajkan në Fier. Ai tregon se e nisi nga nevoja e tij. […]

Gusht 31, 2024 - 11:45
 0
Qumësht gomarice nga fieri, historia e blegtorit që tregton produktin e veçantë

Zbritur në Myzeqe disa vjet më parë, Hasan Xhaja nga Skrapari, ka 15 vjet që merret me blegtori por 10 vitet e fundit merret me mbarështimin e gomaricave pasi tregton qumështin e tyre. Hasani ka ngritur fermën e tij me gomarica në fshatin Vajkan në Fier.

Ai tregon se e nisi nga nevoja e tij. “Para 10 vitesh kam kaluar një tip gripi. Dikush më adresoi për qumësht gomarice. Mora 2 gomarica. Gjatë kësaj kohe ndjeva qetësi shpirtërore nga sëmundja dhe vazhdova ta shtoj biznesin edhe për të tjerët”, tregon ai për televizionin A2.

Qumësht gomarice nga fieri, historia e blegtorit që tregton produktin

Nga dy, tashmë ka 25 krerë gomarica, por vështirësi ka me gjetjen e tregut për këtë produkt. Ai thotë se në ditë merr nga to 4 litra qumësht. Klientët janë nga shumë vende të Shqipërisë e kryesisht jugu por edhe nga shtete si Gjermania e Italia.

Veç gomaricave ka edhe dele, nga qeveria ka marrë subvencione vetëm për këto të fundit, ndërsa gomaricat i mban me shpenzimet e veta. “Gomaricat i kam të matrikulluara por nuk kam marrë subvencion”, tregon ai.

Qumësht gomarice nga fieri, historia e blegtorit që tregton produktin

Qumështi i gomaricës bën mirë në kurimin e sëmundjes së kollës së mirë, po sëmundjeve të mushkërive dhe së fundmi edhe për produktet kozmetike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.