Shorti i kampionatit të volejbollit, sezoni nis më 15 shtator, financat dhe elementet e rinj, sfidat e mëdha

Është hedhur në Korçë shorti i sezonit të ri të kampionatit të Volejbollit i cili starton në datën 15 shtator.  Për presidentin e

Gusht 31, 2024 - 12:46
 0
Shorti i kampionatit të volejbollit, sezoni nis më 15 shtator, financat dhe elementet e rinj, sfidat e mëdha

Është hedhur në Korçë shorti i sezonit të ri të kampionatit të Volejbollit i cili starton në datën 15 shtator.  Për presidentin e Federates së Volejbollit Erlind Pëllumbi ky sezon vjen edhe me disa sfida siç janë financat dhe rritja e elementëve të rinj për ti dhënë më shumë frymë dhe cilësi këtij sporti.

Sipas Pëllumbit, pushteti lokal duhet të rishikojë pagat e trajnerëve të kualifikuar të klubeve të tyre.

Pëllumbi është i mendimit që rritja e cilësisë do të vijë në raport me uljen e numrit të lojtarëve të huaj që lejohen të luajnë në një skuadër. Kjo sipas tij duhet të bëhet për të rikthyer interesin por edhe për të vënë në funksion ekipet kombëtare që prej disa vitesh nuk janë në aktivitet.

Këtë sezon rikthehet në volejbollin e femrave ekipi i Dinamos ndërkohë që largohet për arsye ende të panjohura Erzeni i Shijakut, ekip që një sezon më parë ka luftuar për kampion në kampionatin e volejbollit të meshkujve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.