Djokoviç eliminohet nga “US Open”, tjetër surprize e madhe në Grand Slam, “fërkon duart” italiani Sinner

US Open i këtij viti duket i mallkuar për emrat e mëdhenj të tenisit. Pas Carlos Alcaras dhe Stefanos Cisipas, edhe kampioni i

Gusht 31, 2024 - 14:25
 0
Djokoviç eliminohet nga “US Open”, tjetër surprize e madhe në Grand Slam, “fërkon duart” italiani Sinner

US Open i këtij viti duket i mallkuar për emrat e mëdhenj të tenisit. Pas Carlos Alcaras dhe Stefanos Cisipas, edhe kampioni i madh Novak Djokoviç i ka dhënë lamtumirën e parakohshme një prej grand slemeve të rëndësishme të këtij sporti. Numri dy i botës u mund në katër sete nga rivali australian Aleksei Popyrin.

Ky i fundit, numri 28 në botë e nisi fort takimin duke fituar 6 me 4 setin e parë. E njëjta histori edhe në setin e dytë, me Australia të freskët fizikisht dhe të fortë në mënyrën sesi reagonte në shërbimet e tenistit serb. Djokoviç dha shenja pozitive në setin e tretë duke u rikthyer në duel, pasi fitoi 6 me 2.

Megjithatë ishte vetëm një iluzion pasi edhe në setin e katërt u duk se Nole nuk ishte në ditën e tij dhe u desh të dorëzohej në rezultatin 3 me 1 në sete. 37-vjeçari nga Beogradi e ka fituar 4  herë në histori Us Open, për herë të fundit vitin e kaluar.

Tani i hapet rruga e suksesit të mundshëm numrit një të botës, italianit Janik Siner për të fituar grand slemin amerikan. Siner  është kualifikuar në raundin e tretë të këtij turneu pa shumë vështirësi deri tani dhe me eliminimin e Djokoviç dhe Alcaraz ka një shans të artë për ta fituar për herë të parë në karrierë këtë turne./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.