Kupola e krimit dhe eskortat “transferohen” në Dubai, eksperti i Sigurisë: Vend i lakmuar nga kushdo

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha se eksponentët e botës së krimit shqiptar që aktivitetin e tyre e kryejnë në Dubai, por edhe në Greqi e Turqi, kanë gjetur strehim në këto vende, pasi edhe në rastet kur janë arrestuar, ekstradimet kanë dështuar. I ftuar në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi, në televizionin A2, […]

Gusht 31, 2024 - 14:40
 0
Kupola e krimit dhe eskortat “transferohen” në Dubai, eksperti i Sigurisë: Vend i lakmuar nga kushdo

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha se eksponentët e botës së krimit shqiptar që aktivitetin e tyre e kryejnë në Dubai, por edhe në Greqi e Turqi, kanë gjetur strehim në këto vende, pasi edhe në rastet kur janë arrestuar, ekstradimet kanë dështuar.

I ftuar në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi, në televizionin A2, Softa shpjegoi pse kupola e krimit është spostuar në Dubai.

“Edhe pse kemi disa ekstradime apo deportime, vazhdon të mbetet një nga 7 vendet që nuk ka marrëveshje ekstradimi me shumë vende të botës, jo vetëm me Shqipërinë dhe kjo ka bërë që më të rrezikshmit të strehohen në këtë vend”, tha ai në A2.

“Prandaj sa herë flasim për krimin e lidhim me Dubain dhe sa herë flitet për Dubain na vjen ndër mend një pjesë e eksponentëve të krimit por edhe eskortave shqiptare të cilat kanë gjetur strehim dhe ushtrojnë këtë aktivitet në këtë vend që është i lakmuar për këdo për ta vizituar”.

Sipas ekspertit të sigurisë, krimi tashmë në Shqipëri është i organizuar dhe i sofistikuar, por kjo nuk ka arritur të shmangë viktimat e pafajshme nga përballjet mes grupeve kundërshtare, gjë që sipas tij, vetëm sa rrit pasigurinë mes publikut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.