Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Deklaratën e tij zoti Milanoviç duke komentuar blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” nga Serbia, kontratë e nënshkruar të enjten ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin. “Serbia do të blejë Rafale, […]

Gusht 31, 2024 - 15:20
 0
Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë.

Deklaratën e tij zoti Milanoviç duke komentuar blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” nga Serbia, kontratë e nënshkruar të enjten ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë Milanoviç njofton Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.