Ikën vera, vijnë virozat. Problemet me lëkurën dhe aparatin tretës më të shpeshta te fëmijët

Në ditët e fundit të verës,  po vihet re një shtim i numrit të fëmijëve të prekur nga viroza të ndryshme. Pediatrja Anila Sevdari, thotë se  kanë mbizotëruar problemet me lëkurën dhe ato të aparatit tretës. “Këto ditë ka pasur një fluks të ndjeshëm në krahasim me ditët e mëparshme, mesi i verës. Shohim që […]

Gusht 31, 2024 - 15:50
 0
Ikën vera, vijnë virozat. Problemet me lëkurën dhe aparatin tretës më të shpeshta te fëmijët

Në ditët e fundit të verës,  po vihet re një shtim i numrit të fëmijëve të prekur nga viroza të ndryshme. Pediatrja Anila Sevdari, thotë se  kanë mbizotëruar problemet me lëkurën dhe ato të aparatit tretës.

“Këto ditë ka pasur një fluks të ndjeshëm në krahasim me ditët e mëparshme, mesi i verës. Shohim që kemi më tepër viroza sezonale që nisin me pjesën e irritimit të lëkurës, rrufë, vështirësi në frymëmarrje, kollë. Kemi pasur një periudhë që shumica e fëmijëve vinin me të vjella dhe diarre”, thotë Sevdari për televizionin A2.

Më të prekur kanë qenë fëmijët 1-4 vjeç, mes të cilëve ka pasur edhe nga ata me simptoma të rënda. “Kjo ka qenë grupmosha më e shumtë që ka pasur probleme me infeksionet virale. Për pjesën tjetër në disa raste kanë kaluar edhe në komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes”.

Ndërkohë që te të rriturit, gjatë muajve të verës ka pasur raste të konfirmuara me Covid, Sevdari thotë se te pacientët e saj të vegjël, nuk është konfirmuar asnjë rast përmes analizave.  Megjithatë, shpesh janë përballur me simptoma atë ngjashme me ato të Covid-19. “Raste të konfirmuara nuk kemi pasur, por në tipologji, shenja klinike, kanë qenë të ngjashme me Covid-19”, thotë Sevdari.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, pritet që të ketë edhe një shtim të fëmijëve të prekur me viroza, ndaj apeli i mjekëve ndaj prindërve është që të shmangin sa të munden grumbullimet dhe të bëjnë kujdes me ushqimin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.