FOTO / Mund t’u rezistojë edhe bombardimeve, prezantohet makina “më e sigurt” në botë

Kjo është makina “më e sigurt” në botë, e krijuar për t’i rezistuar një sulmi me bombë apo gaz dhe e pajisur me jelekë antiplumb. Makina që i përngjan një tanku mund të përdoret në rrugë dhe ka disa pjesë si Cadillac Escalade, por i përngjan një Batmobile më shumë se çdo mjet tjetër. Rezvani […]

Gusht 31, 2024 - 16:25
 0
FOTO / Mund t’u rezistojë edhe bombardimeve, prezantohet makina “më e sigurt” në botë

Kjo është makina “më e sigurt” në botë, e krijuar për t’i rezistuar një sulmi me bombë apo gaz dhe e pajisur me jelekë antiplumb.

Makina që i përngjan një tanku mund të përdoret në rrugë dhe ka disa pjesë si Cadillac Escalade, por i përngjan një Batmobile më shumë se çdo mjet tjetër.

Rezvani Vengeance duket si një makinë për superheronjtë për shkak të blindimit dhe veçorive të sigurisë. Ajo është krijuar nga Rezvani Motors, një prodhues i pavarur automjetesh në Kaliforni.

Kompania njihet për prodhimin e makinave luksoze sportive si modeli Beast, i cili u ble nga Chris Brown.

Vengeance u prodhua në vitin 2022 dhe ideua nga artisti dixhital Milen Ivanov për t’u dukur njësoj si të kishte dalë nga videolojërat. Automjeti nxë 8 pasagjerë dhe ka 3 radhë sediljesh.

Modeli i vitit 2023 ka paketën opsionale të sigurisë që përfshin blindimin antiplumb, helmeta, jelekë, maska gazi, pjesa e pasme është çelik si dhe ka spërkatës spraji me piper.

Trupi i saj është aq i fortë sa mund t’i rezistojë shpërthimeve të bombave të vogla. Gjithashtu ka mbrojtje ndaj sulmeve me pulse elektromagnetike që mund të çaktivizojnë pajisjet elektronike.

Ndër të tjera, përmban drita çorientuese, një dritare tymi, sistem magnetik kyçjeje, një paketë për hipoterminë dhe një sistem termik për të parë natën.

Çmimi fillestar është 216.000 paund.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.