Radhë të gjata mjetesh në Qafë Thanë, pala maqedonase punon me sportele të reduktuara

Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë. Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej më shum se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë. Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet […]

Gusht 31, 2024 - 17:00
 0
Radhë të gjata mjetesh në Qafë Thanë, pala maqedonase punon me sportele të reduktuara

Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë.

Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej më shum se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë.

Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet me 3 sportele aktualisht.

Ndryshe nga pala shqiptare e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë.

Qafë Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të madh të kalimeve, ku vetëm gjatë Gushtit kanë hyrë e  kanë dalë mbi 300 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe në shumë raste është bërë “makthi” i kalimit për ta.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.