“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

“Këto të ardhura do të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit,” deklaroi më 28 gusht, ministri i Financave, Petrit Malaj. Nga ky vendim i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë si rezultat i performancës së mirë […]

Gusht 31, 2024 - 19:45
 0
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

“Këto të ardhura do të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit,” deklaroi më 28 gusht, ministri i Financave, Petrit Malaj.

Nga ky vendim i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë si rezultat i performancës së mirë të  ardhurave në buxhetin e shtetit, do të përfitonte edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një fond prej 500 milionë lekësh.

Por akti normativ i publikuar në fletoren zyrtare tregon një tkurrje të mëtejshme të buxhetit të këtij institucioni.

Me fondin e deklaruar nga ministri i financave, Petrit Malaj, buxheti për bujqësinë do të arrinte në  14.7 miliardë lekë nga 14.2 miliardë lekë në buxhetin fillestar.

Por sipas tabelave të reja buxhetore të publikuara rezulton se fondi total për Ministrinë e Bujqësisë arrin në 13,9 miliardë lekë, nga 14.2 miliardë lekë që ishte në ndryshimet e bëra në aktin normativ numër 1.

Mbështetja ndaj fermerëve ka dhe shkurtimin më të madh të fondeve. Në zërin fondet për programin e ‘Zhvillimin Rural duke mbështetur prodhuesit bujqësor” arrijnë në 6.8 miliardë lekë nga 7,2 miliardë në aktin normativ numër 1.

Rënie ka edhe në zërat si siguria ushqimore dhe mbrojta e konsumatorit, menaxhimi i tokës bujqësore, planifikimi menaxhimi dhe administrimi por mbështetja për peshkimin. Ndërsa rritje ka pësuar menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes.

Në 2023 buxheti për bujqësinë arriti deri në 15.6 miliardë lekë. 1.7 miliardë lekë më shumë se në buxhetin aktual pas ndryshimeve të fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.