Barcelona “luan tenis” ndaj Valladolid, 7 gola për herë të parë pas 10 vjetësh

Barcelona shkon në pushimin e parë tëndeshjeve të kombëtare  si skuadra e vetme me katër fitore në po aq ndeshje në La Liga,

Gusht 31, 2024 - 20:45
 0
Barcelona “luan tenis” ndaj Valladolid, 7 gola për herë të parë pas 10 vjetësh

Barcelona shkon në pushimin e parë tëndeshjeve të kombëtare  si skuadra e vetme me katër fitore në po aq ndeshje në La Liga, duke luajtur një futboll të mrekullueshëm në një fitore të thellë 7-0 ndaj Valladolid.

Marc Casado zëvendësoi të dëmtuarin rëndë Marc Bernal në mesfushë, me Dani Olmo që nisi për herë të parë si titullar dhe Rafinha u zhvendos në krahun e majtë të sulmit.

Valladolid kishte mbajtur një portë të pastër në katër nga pesë ndeshjet e fundit në divizionin e parë, por në stadiumin Olimpik të Montjuic ata nuk ishin në gjendje të frenonin vrullin e Barçës në gjysmën e parë.

Vetëm në minutën e katërt, Olmo goditi shtyllën, dhe gjashtë minuta më vonë shënoi, por goli me të drejtë u anulua për pozicion jashtë loje nga mesfushori katalanas.

Atë që Olmo nuk mundi ta përfundonte, megjithatë, e bënë Rafinha dhe Robert Lewandowski. Anësori brazilian hapi rezultatin duke plotësuar 20 minutat e para.

Sulmuesi polak e imitoi katër minuta më vonë pas një topi të lartë nga Lamine Yamal, i cili arriti tre asiste (dhe një gol) në katër ndeshje.

Blaugranët vazhduan të sulmojnë, me kastilianët që u përgjigjën me dy raste të shkëlqyera nga Quique Perez dhe Raul Moro. Raphina plotësoi një hat-trick, teksa në listën e golashënuesve ishin edhe Kounde, Ferran Torres dhe Danin Olmo. Barca fitoi me shtatë gola për herë të parë në tetë vjet (7-0 Hercules për Kupën më 21 dhjetor 2016)

Imazhi i shkëlqyer i katalanasve lë shumë shpresa për vazhdimin dhe kur skuadrës do t’i bashkohen gradualisht të dëmtuarit Frankie De Jong, Gavi dhe Ronald Araujo. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.