VIDEO/ Momente tensioni në futbollin kosovar, trajneri sulmon arbitrat

Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe […]

Shtator 1, 2024 - 11:40
 0
VIDEO/ Momente tensioni në futbollin kosovar, trajneri sulmon arbitrat

Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Këto pamje ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Klikoni për të parë VIDEON

Vlen të theksohet fakti se Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik. Në katër ndeshjet e para, skuadra llapjane ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe është mposhtur 2 herë. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.