Për herë të parë në Shqipëri/ Realizohet kirurgjia minimale invazive koronare MIDCAB, Rama: Kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në botë

Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë. Kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën. Ekipi i mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses janë: Dr. Shk. Albi […]

Shtator 1, 2024 - 12:25
 0
Për herë të parë në Shqipëri/ Realizohet kirurgjia minimale invazive koronare MIDCAB, Rama: Kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në botë

Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë.

Kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses janë: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.

Për këtë sukses ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre.

Kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri

Mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj”, ka shkruar Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.