Ndahet nga jeta ish-kapiteni i klubit anglez

Ish-mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Sol Bamba, i cili rifilloi karrierën e tij pasi luftoi me kancerin në vitin 2021, ka vdekur në

Shtator 1, 2024 - 13:35
 0
Ndahet nga jeta ish-kapiteni i klubit anglez

Ish-mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Sol Bamba, i cili rifilloi karrierën e tij pasi luftoi me kancerin në vitin 2021, ka vdekur në moshën 39-vjeçare, njoftuan ish-klubet e tij të shtunën mbrëma.

“Leeds United është i dëshpëruar kur mësoi për vdekjen e ish-kapitenit të tyre Sol Bamba në moshën 39-vjeçare”, tha klubi anglez në një deklaratë.

“Me pikëllim të madh morëm vesh sot pasdite për ndarjen nga jeta të legjendës së klubit Sol Bamba”, shkruan klubi uellsian Cardiff në rrjetin social X.

Bamba është stërvitur dhe ka debutuar në Francë, me Paris Saint-Germain dhe më vonë luajti në Skoci, Leicester (Angli), Trabzonspor (Turqi) dhe Palermo (Itali).

Ai bëri emër në Leeds, ku u bë kapiten i klubit, dhe në Cardiff, ku luajti mbi njëqind ndeshje dhe u përfshi në rikthimin e ekipit në Premier League për sezonin 2018-2019. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.