U rrëzua në shkallët elektrike të një qendre tregtare në Tiranë, 4-vjeçarja niset me urgjencë në spital

Një vajzë e mitur, është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, të një qendre tregtare në rrugën “Murat Toptani”. Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër […]

Shtator 1, 2024 - 13:50
 0
U rrëzua në shkallët elektrike të një qendre tregtare në Tiranë, 4-vjeçarja niset me urgjencë në spital

Një vajzë e mitur, është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, të një qendre tregtare në rrugën “Murat Toptani”.

Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.