Pensionet/Qeveria miraton shpërndarjen e 4.1 miliardë lekëve, mbi 705 mijë përfitues

Vetëm indeksim dhe bonus fundviti! Pasi nuk u përfshinë në ndonjë paketë ndihme pas rishikimit të buxhetit, qeveria vendosi që për rritjen e pensioneve nga 1 tetori do të vihen në dispozicion pak më shumë se 4.1 miliardë lekë. Nga ky fond do të përfitojnë rreth 705 mijë të moshuar dhe kategori të tjera përfituese […]

Shtator 1, 2024 - 15:35
 0
Pensionet/Qeveria miraton shpërndarjen e 4.1 miliardë lekëve, mbi 705 mijë përfitues

Vetëm indeksim dhe bonus fundviti! Pasi nuk u përfshinë në ndonjë paketë ndihme pas rishikimit të buxhetit, qeveria vendosi që për rritjen e pensioneve nga 1 tetori do të vihen në dispozicion pak më shumë se 4.1 miliardë lekë.

Nga ky fond do të përfitojnë rreth 705 mijë të moshuar dhe kategori të tjera përfituese të pensionit, shkruan A2.

“Do ngrihen do ngrihen… 2 mijë lekë ma kanë rritur mua herën e fundit. Unë nuk kam besim fare te ato që thonë ata.”

“Mua as me 6 mijë lekë nuk më rritet. Çmimet në qiell e pensionet rriten kaq pak. Jemi në vështirësi të mëdha ne.”

Bazuar te ecuria e inflacionit te pijet dhe ushqimet si dhe fondit në dispozicion, nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 100 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 700 lekë, raporton A2.

“Duhet një formulë më e drejtë”, tha Selim Blliku, ekspert për ekonominë.

Me gjithë inflacionin e zbutur, ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se pensionistët në vend kanë nevojë për një paketë ndihme, veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit.

“Pavarësisht e inflacioni duket për momentin i stabilizuar, nuk do të ishte çudi ri-zgjimi i tij në muajt në vijim. Megjithatë, edhe me këto norma inflacioni përfituesit e pensionit, pavarësisht kategorisë janë duke vuajtur”, nënvizoi Blliku.

Qeveria ka përcaktuar gjithashtu një fond në vlerën e pak më shumë se 3.6 miliardë lekëve për bonusin e fundvitit për mbi 705 mijë pensionistë. Kjo shumë ka mbetur e pandryshuar në krahasim me vitin e shkuar, pavarësisht se numri i të moshuarve po rritet me ritme të shpejta. (A2 Televizion)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.