Liverpool bën “ligjin” në Old Traford, mposht Manchester United 3-0

Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Liverpool me shifrat e thella 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Premier

Shtator 1, 2024 - 20:05
 0
Liverpool bën “ligjin” në Old Traford, mposht Manchester United 3-0

Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Liverpool me shifrat e thella 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Premier League.

Përballë njëra-tjetrës, ishin dy ekipe që kanë bërë histori në futbollin anglez, por në ndeshjen e sotme, ekipi i Arne Slot, ishte dominues në çdo aspekt.

Pjesa e parë në “Old Trafford”, u mbyll me avantazhin 0-2 të miqve, pas dopietës së shënuar nga Luis Diaz, në minutat 35 dhe 42.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, nuk kishte shumë histori, pasi Liverpool, dukej i papërmbajtshëm. Mohamed Salah, realizoi edhe golin e tretë në minutën e 56-të, duke vulosur rezultatin në 0-3.

Për Liverpool, kjo është fitorja e tretë radhazi dhe i bashkohet skuadrës së Manchester City në krye me 9 pikë.

Në krahun tjetër, Man.United, pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe zbret në vendin e 14-të me 3 pikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.