Dhunë në familje, burri dhe vjehrri dhunojnë të renë në Maliq, shkak xhelozia

Dhunohet nga bashkëshorti dhe vjehrri një grua në qytetin e Maliqit. Burime të siguruara thanë se ka qenë bashkëshorti ai që e ka

Shtator 1, 2024 - 20:45
 0
Dhunë në familje, burri dhe vjehrri dhunojnë të renë në Maliq, shkak xhelozia

Dhunohet nga bashkëshorti dhe vjehrri një grua në qytetin e Maliqit.

Burime të siguruara thanë se ka qenë bashkëshorti ai që e ka goditur bashkëshorten ku ka qenë i pranishëm dhe babai i tij.

Ka qënë gruaja e dhunuar ajo qe ka lajmëruar forcat e policisë të komisariatit të Maliqit të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e dhunuesve në ambientet e këtij komisariati

Pas marrjes në pyetje policia ka bërë ndalimin e bashkëshortit ndërkohë që vjehrri i se dhunuarës do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ndërkohë mësohet se burri dhunues është përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej si kontigjent nga ana e policisë. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.