Aspak e lehtë! Angelina Jolie tregon përgatitjet për rolin në filmin “Maria”

Angelina Jolie ka portretizuar ikonën e operës, Maria Callas në filmin e ri “Maria” që debutoi së fundmi në Festivalin e Filmit në Venecia. Në një konferencë për shtyp, aktorja e njohur tha se i duhej të trajnohej për “pothuajse shtatë muaj”, shkruan Variety. “Të gjithë e dinë se isha tmerrësisht nervoze. Shpenzova shtatë muaj […]

Shtator 2, 2024 - 09:50
 0
Aspak e lehtë! Angelina Jolie tregon përgatitjet për rolin në filmin “Maria”

Angelina Jolie ka portretizuar ikonën e operës, Maria Callas në filmin e ri “Maria” që debutoi së fundmi në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në një konferencë për shtyp, aktorja e njohur tha se i duhej të trajnohej për “pothuajse shtatë muaj”, shkruan Variety.

“Të gjithë e dinë se isha tmerrësisht nervoze. Shpenzova shtatë muaj për t’u stërvitur, sepse kur punon me Pablon nuk mund të bësh asgjë përgjysmë. Ai kërkon, në mënyrën më të mrekullueshme, që ju të bëni vërtet punën. Por, për herën time të parë duke kënduar mbaj mend që isha kaq nervoze. Djemtë e mi ishin aty dhe ndihmuan të mbyllej dera në mënyrë që askush të mos hynte brenda dhe unë po dridhesha”, deklaroi Jolie në konferencën për shtyp. Angelina Jolie ka portretizuar ikonën e operës, Maria Callas në filmin e ri “Maria” që debutoi së fundmi në Festivalin e Filmit në Venecia.

Sipas një njoftimi për shtyp, filmi “Maria” cili u drejtua nga Pablo Lerrain tregon “historinë e trazuar, të bukur të këngëtares më të madhe të operës në botë, Maria Callas, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve ‘70”.

Callas ishte një soprano greke e lindur në Nju-Jork, së cilës shpesh i referoheshin si diva më e madhe në botë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.