Eriselda Shllaku vijon beqare: S’po ma ndryshon dot mendjen njeri! E dua të jetë burrë me…

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri parashikoi për aktoren Eriselda Shllaku se e presin shumë ndryshime e risi në karrierë. Eriselda u shpreh se është në pritje të projekteve, ndërsa moderatorja Katerina Trungu u bë kureshtare nëse ka të reja “në anën tjetër”, duke nënkuptuar jetën private. Aktorja tha se […]

Shtator 2, 2024 - 15:10
 0
Eriselda Shllaku vijon beqare: S’po ma ndryshon dot mendjen njeri! E dua të jetë burrë me…

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri parashikoi për aktoren Eriselda Shllaku se e presin shumë ndryshime e risi në karrierë. Eriselda u shpreh se është në pritje të projekteve, ndërsa moderatorja Katerina Trungu u bë kureshtare nëse ka të reja “në anën tjetër”, duke nënkuptuar jetën private.

Aktorja tha se vijon të jetë beqare pasi ende nuk ia ka ndryshuar mendjen njeri. Sipas saj, partneri ideal duhet “të jetë burrë”.

Eriselda Shllaku: Nga ana tjetër, vazhdoj të jem kështu ‘single’ siç e kam thënë…

Chrysanthi Kalogeri: Këtu do të ndryshoni!

Eriselda Shllaku: Ideja është të më ndryshojë mendjen se s’po del ndonjë të më ndryshojë mendjen.

Katerina Trungu: Çfarë duhet të ketë moj Eriselda?

Eriselda Shllaku: E para, unë duhet të pasionohem pas atij, duhet të më bëjë për vete, të jetë ajo ngjitja. Pastaj çfarë duhet të ketë, të jetë burrë, dihet, karakteristikat…

Ermelinda Ndoja: Si është një burrë për ty Eriselda? Se të jetë burrë e themi të gjithë kur kërkojmë një partner…

Eriselda Shllaku: E kam thënë gjithmonë, dikush që di të dalë për zot, që di të marrë përgjegjësi dhe që nuk trembet nga konfliktet e marrëdhënies se çdo marrëdhënie ka problematikat e veta, domethënë që rri aty.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.