Erdhën për pushime nga Italia dhe u rrahën me policët e Vlorës, shpallen në kërkim tre persona

Tre shqiptarë me banim në Itali janë shpallur në kërkim pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit, teksa punonjësit e policisë po ushtronin kontroll për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Njoftimi i Policisë Vlorë Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen […]

Shtator 2, 2024 - 16:20
 0
Erdhën për pushime nga Italia dhe u rrahën me policët e Vlorës, shpallen në kërkim tre persona

Tre shqiptarë me banim në Itali janë shpallur në kërkim pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit, teksa punonjësit e policisë po ushtronin kontroll për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, banues në Itali.

Më datë 02.09.2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e kontrolleve për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zonat bregdetare, kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë. Gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.   

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.