“Të izolohen 15 të dënuar”/ Kërkesa e SPAK për burgjet: Mbajnë lidhje me grupet kriminale jashtë qelive

Me konstatimin se tentuan të mbajnë lidhje me anëtarë të grupeve kriminale jashtë qelive duke dhënë urdhra, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kërkuar SPAK-ut të fusë në 41 biss 15 të dënuar. Emrat e tyre mbahen sekret nga institucionet derisa të vlerësohen të dhënat e gjurmuara mbi aktivitetin e të burgosurve, për të […]

Shtator 2, 2024 - 20:30
 0
“Të izolohen 15 të dënuar”/ Kërkesa e SPAK për burgjet: Mbajnë lidhje me grupet kriminale jashtë qelive

Me konstatimin se tentuan të mbajnë lidhje me anëtarë të grupeve kriminale jashtë qelive duke dhënë urdhra, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kërkuar SPAK-ut të fusë në 41 biss 15 të dënuar.

Emrat e tyre mbahen sekret nga institucionet derisa të vlerësohen të dhënat e gjurmuara mbi aktivitetin e të burgosurve, për të cilët burgjet janë të bindur se janë të rrezikshëm dhe nuk mjafton burgu I sigurisë së lartë për ta por që duhen super burgosur dhe super kontrolluar.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga prokuroria e posaçme SPAK e cila në rast se do të bindet për mbylljen e tyre në regjimin e ashpër do ta kalojë këtë listë pranë ministrisë së drejtësisë për ta aprovuar.

Shtatë të burgosur po e vuajnë aktualisht regjimin e ashpër 41 biss, kopjuar nga modeli Italian i aplikuar ndaj grupeve mafioze atje. Nën regjim të ashpër në Shqipëri po mbahen Ilir Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Kaloshi, Fatmri Pjetri , Nikolin Topalli dhe Erjon Veizaj. Që të gjithë janë në Peqin.

Nga dy regjime, funksional është vetëm Peqini, sepse 41 bissi këtu pranë 313 u mbyll dhe ka kaluar në strehë për të penduarit dhe dëshmitarët e drejtësisë, që të gjithë rrëfimtarë të SPAK.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.