FOTO / Pozoi me fanellën e Bayern Munich, tifozët dhunojnë lojtarin e tyre

Futbollisti i Nurnberg, Niklas Sommer, është dhunuar nga tifozët e skuadrës së tij. Shkak për këtë sulm, është bërë një foto e postuar nga lojtari në rrjetet sociale. Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg. Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët, pavarësisht […]

Shtator 2, 2024 - 20:55
 0
FOTO / Pozoi me fanellën e Bayern Munich, tifozët dhunojnë lojtarin e tyre

Futbollisti i Nurnberg, Niklas Sommer, është dhunuar nga tifozët e skuadrës së tij. Shkak për këtë sulm, është bërë një foto e postuar nga lojtari në rrjetet sociale.

Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët, pavarësisht se lojtari e fshiu foton pak minuta më vonë. Tifozët e klubit gjerman, protestuan me pankarta në stadium, por nuk u mjaftuan me kaq.

Një pjesë e tyre, i bënë pritë pranë shtëpisë dhe dhunuan Sommer-in. Klubi i Nurnberg, i cili militon në Bundesliga 2, dënoi veprimin, ndërsa policia ka nisur një hetim, për të zbuluar autorët.

Sommer mori dëmtime të shumta në fytyrë, ndërsa u transportua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.