Silvinjo me “dhimbje koke”, Gjimshiti dëmtohet gjatë stërvitjes

Pas mungesës së Brojës, trajneri Silvinjo ka pësuar një tjetër goditje para ndeshjes me Ukrainën. Kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti është dëmtuar në

Shtator 2, 2024 - 21:05
 0
Silvinjo me “dhimbje koke”, Gjimshiti dëmtohet gjatë stërvitjes

Pas mungesës së Brojës, trajneri Silvinjo ka pësuar një tjetër goditje para ndeshjes me Ukrainën.

Kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti është dëmtuar në stërvitjen e parë, çka ka bërë që Silvinjo të thërrasë menjëherë 22-vjeçarin Adrian Bajrami i cili aktivizohet me Benfika B.

Flitet për një tërheqje muskulare, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i Gjimshitit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.