Çmimet e biletave si mysafir, UEFA merr vendimin historik për Champions League

UEFA ka marrë këtë të hënë një vendim historik, duke zgjedhur të aplikojë një tarifë fikse për biletat e sektorit mik në kompeticionet europiane. Qeveria e futbollit europian ka vendosur që të ulë çmimin maksimal të biletës për tifozët mysafirë në garat e klubeve për meshkuj dhe të mbajë një çmim standart për të gjitha […]

Shtator 2, 2024 - 23:25
 0
Çmimet e biletave si mysafir, UEFA merr vendimin historik për Champions League

UEFA ka marrë këtë të hënë një vendim historik, duke zgjedhur të aplikojë një tarifë fikse për biletat e sektorit mik në kompeticionet europiane.

Qeveria e futbollit europian ka vendosur që të ulë çmimin maksimal të biletës për tifozët mysafirë në garat e klubeve për meshkuj dhe të mbajë një çmim standart për të gjitha sfidat dhe stadiumet, raporton A2.

“Sot, UEFA njoftoi një ulje të çmimit maksimal të biletës që klubet vendase mund të kërkojnë nga tifozët vizitorë në tre garat e klubeve për meshkuj, një vendim që rithekson angazhimin e UEFA-s për ta bërë futbollin evropian më të aksesueshëm dhe të përballueshëm nga të gjithë”, njofton UEFA.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga sezoni 2024/25, me çmimin maksimal të biletës për tifozët jashtë që do të jetë 60 euro në Champions League, 40 euro në Europa League dhe 20 euro në Conference League.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.