Një amerikan bolshevik në Tiranë

Nga Ervin  Lera Jam shume i qetë ndërkohë që do të “ndëshkohem” nga eprorë, kolegë, homologë dhe “bashkëvuajrtës” për sa në vijim. Ka kohë që në Tiranë, një bolshevik amerikan qarkullon në Tiranë, me qëllimin shumë parimor për të ngritur një sindikatë, domethënë, një organizim ligjor kundër shfrytëzimit dhe përdorimit të disa punonjësve të një […]

Shtator 3, 2024 - 09:05
 0
Një amerikan bolshevik në Tiranë

Nga Ervin  Lera

Jam shume i qetë ndërkohë që do të “ndëshkohem” nga eprorë, kolegë, homologë dhe “bashkëvuajrtës” për sa në vijim.

Ka kohë që në Tiranë, një bolshevik amerikan qarkullon në Tiranë, me qëllimin shumë parimor për të ngritur një sindikatë, domethënë, një organizim ligjor kundër shfrytëzimit dhe përdorimit të disa punonjësve të një ndërmarrjeje me financim publik. E thënë ndryshe, nëpërmjet përfitimit të taksave ose, të një takse në përdorim të një shërbimi informues, edukues dhe argëtues, të cilin e përfitojnë shumë – të gjithë – shtetasit e çdo vendi me regjim politik demokratik në botë, këta eprorë, kolegë dhe homologë të mi, kanë të drejtën të përfitojnë shpërblime dhe shërbime të denja.

Cili është ai/ajo shqiptar/e që i përfiton këto privilegje?, pasi ka dhënë gjithë jetën e vet kontributin dhe aftësitë e tij/a në shërbim të bashkëkombasve dhe shoqërisë shqiptare?.

Mund të duket pyetje një milion dollarëshe, – ose një miliard të vjetër lekësh -, por është thjeshtë dhe vetëm një pyetje retorike, sepse cilido shqiptyar, mjafton të jetë treguar korrekt me shllyerjen e pagesave të detyrueshme me ligj, ka të drejtën të përfitojë, jo merita, por privilegje të merituara, kryesisht, financiare.

Ky amerikani, sipas meje, bolshevik, ka ardhur në Tiranë, dhe qoftë e vërtetë se ka ardhur me porosi dhe urdhër të qeverisë Amerikane, për të vënë drejtësi. I qoftë e bekuar nisma e tij për të bërë të mundur përfitimin e privilegjeve, – por si do ta bëjë këtë i nderuari?

Për të qënë më konkret, zotëria në fjalë ka ardhur në Tiranë me urdhër ose jo, për të organizuar “Sindikatën e Parë Shqiptare të Punonjësvce të Mediave”. I lumtë. Por a e di zotëria se sa media funksionojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e vet në Shqipëri? Po, e di dh e di shumë mirë, dhe për këtë arsye ka zgjedhur Transmetuesin Publik RadioTeleviziv, për të propaganduar dogmat e tij qesharake sindikaliste.

Shumë nga eprorët, kolegët dhe homologët e mi të RTSH, janë peshkuar për të pranuar se kjo dhe Ky Amerikani Bolshevik është zgjidhja e probleve të tyre., dhe problemi kryesor i tyre është se ju duhet të respektojnë, një nga nenet e para të kontratës së punës, nëpërmjet së cilës kanë lidhur një marrëdhënie me RTSH., ku RTSH është punëdhënëse – dhe nuk ka rëndësi se kush e përfaqëson aktualisht RTSH, zoti Alfred Peza, apo paraardhësi i tij, apo paraardhësi i paraardhësit të tij, –  dhe, pretenduesi – punëmarrësi është pala tjetër e marrëveshjes – Kontratës së Punës, e ndërtuar sipas, Rregullores së brendshme të RTSH, Kodit të Punës dhe Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Por, asgjë nga këto nuk ka asfare rëndësi para mashtrimit sindikalist të zotërisë Amerikan, i cili propagandon dogma qesharake të të drejtave të punonjësve në emër të një sindikatë me qëllim mbrojtjen dhe përfaqësimin e punonjësve të mediave shqiptare, kryesisht të Transmetuesit Publik RadioTeleviziv Shqiptar. Ky zotëria amerikan – idhull i shtetasit të një kombi dhe shteti në botë -, ka harruar të shtjellojë dhe të bindë ligjërisht dhe financiarisht edhe të rekrutuarit e tij, ndoshta nevojtarë apo të bindur të dogmave të tij qesharake, të cilat ju janë shitur atyre si parime të marrëdhënieve punëdhënës – punëmarrës.

Në rast greve, – dhe për këtë unë po e shpreh indinjatën time nëpërmjet këtij artikulli sepse nuk jam kontaktuar ende -, a i ka të përdorshme dhe të zotërueshme mashtruesi sindikalist bolshevik amerikan, fondet e nevojshme për të paguar ditën e punës së humbur, një aktivitet ky i dënueshëm dhe ndëshkueshëm sipas rregullores së brendshme të RTSH, kodit të Punës dhe Kodit Civil Shqiptar?, a është në respektim të kontratës së punës dhe marrëveshjes së ligjshme që lidh punëdhënësin me punëmarrësin pretendimi dhe pretendimet të cilat do të përfaqësojë mashtruesi amerikan sindikalist bolshevik?, a ka pretendime të vërteta dhe të mbësgtetura në ligj bolsheviku amerikan për të ngritur në grevë kundër punëdhënist, punëmarrësit shqiptarë, dhe ajo që është më e rëndësishme në logjikën dhe parimet sindikaliste, a ka një bazë të vërtetë dhe ligjore të organizimit të grevave?, a i ka fondet e nevojshme për dëmshpërblimin e përkohshëm të grevistëve të ndëshkuar bolsheviku amerikan për të realizuar organizimin e premtuar sindikalist të punonjësve të RTSH?, a e ka moralin e nevojshëm bindës të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë sindikaliste bolsheviku amerikan për të propaganduar dogmat e tij sindikaliste, ndërkohë që sindikatat në SHBA, kanë qënë organizatat e parë të ligjshme që kanë mbështetur aktivitetet dhe padronët e tyre të paligjshme që në kohën e Prohibicionizmit?

SHBA janë partnerët më të rëndësishëm të Shtetit tonë të vuajtur, SHBA janë shembulli më i mirë i demokracisë që ne kemi zgjedhur për te ndjekur, por duke njohur të vërtetën e hidhur të historisë së SHBA-ve, kemi edhe fatin e madh të zgjedhim se çfarë të shmangim nga Idhulli ynë demokratik shtetës.

A ka një moral njerëzor – komunitar që në, shqiptarët e bindur, duhet t’i nënshtrohemi sepse është parimisht i vërtetë dhe na vlen të gjithëve për të konsoliduar këtë pakëz demokraci që duam shumë ta konsolidijmë? Po, ka shumë, por jo si viktima të mashtruesve bolshevikë amerikanë…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.