EMRI / I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Agron Çakalli është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Ai ishte dënuar në 2016 nga një gjykatë greke me burgim të përjetshëm, dënim që u njoh dhe u konvertua nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm me 20vite burg. 54-vjeçari u arrestua gjatë operacionit të koduar “Convert” pas […]

Shtator 3, 2024 - 12:05
 0
EMRI / I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Agron Çakalli është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Ai ishte dënuar në 2016 nga një gjykatë greke me burgim të përjetshëm, dënim që u njoh dhe u konvertua nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm me 20vite burg.

54-vjeçari u arrestua gjatë operacionit të koduar “Convert” pas informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Konkretisht Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë  me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, në 20 vjet burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.