Arrestohet 66-vjeçari në Shkodër, iu gjetën 8 kg kanabis në banesë, në kërkim i biri (EMRI)

Policia e Shkodrës,  bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Nosh Qukaj, 66 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi […]

Shtator 3, 2024 - 12:30
 0
Arrestohet 66-vjeçari në Shkodër, iu gjetën 8 kg kanabis në banesë, në kërkim i biri (EMRI)

Policia e Shkodrës,  bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Nosh Qukaj, 66 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e djalit 17 vjeç të shtetasit Nosh Qukaj, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.